måndag 28 februari 2011

NGA KRYENGRITJA E 6. PRILLIT 1911. FLAMURI NË BRATILË-DEÇIQ

1 kommentar:

  1. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, është një nga momentet kryesore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, pasi zë një pozicion kulmor në vijimësine e pjekurisë kohore dhe përmbajtësore të kësaj lëvizjeje. Ajo përmban karakteristikat e mirëfillta të një kryengritjeje me orientim kombëtar, sepse përfshiu në qellimet e veta, një plan të mirëfilltë mbarëshqiptar tashmë të kristalizuar. Shpërthyer në një nga rajonet më të shtypura nga pushtuesi turk, ku kontradikta themelore ashpërsohej në një areal fetar krejtësisht të ndryshëm me të pushtuesit, kjo kryengritje e ngriti për herë të parë seriozisht çështjen shqiptare, në nivelin e një çështjeje të mirëfilltë nacionale në tryezat e diplomacisë europiane. Shqipëria kështu do të bëhej e dallueshme si një entitet i veçantë nacional, kulturor dhe gjeopolitik, që do të përvijohet gradualisht në skenën e diplomacisë europiane dhe ballkanike. Shqipëria fillonte të bënte pjesë seriozisht në atë familje të popujve të rajonit ballkanik, që luftuan në vijimësi nga fillimi i shekullit XIX, mbi një bazë tashmë nacionale, ndaj një pushtuesi aziatik, që i kërcënoi identitetin etno - kulturor dhe fetar, i shkatërroi qytetërimin e tyre antiko - mesjetar dhe i vuri në dyshim ekzistencen "fizike".

    Romeo Gurakuqi

    SvaraRadera